KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedonia synon anëtarësimin në NATO

Maqedonia synon anëtarësimin në NATO

Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa me pas në periudhë dy vjecare zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që te zgjidhe dallimet për emrin me Greqinë. Ky është mesazhi I sekretarit te pergjithshem te NATO-s Jens Stoltenberg dhene kryetarit te qeverise se Maqedonise Zoran zaev, ne konferencen per shtyp pas perfundimit te takimit mes dy zyrtareve. Stoltenberg ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e ardhshme të Aleancës, se “ftesa do të dërgohet pasi të zgjidhet ceshtja e emrit me Greqinë”. Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e tij do te perpiqet ta lëvize Maqedoninë drejt anëtarësimit në NATO, duke kerkuar mbeshtetjen e qytetareve dhe zyrtareve greke. Lidhur me spekullimet për perfshirje te Rusisë në situatën e brendshme politike të Maqedonisë, Zaev theksoi se “çdo ndikim i jashtëm në proceset vendore është i papranueshëm.

Sicred