KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia ende pa qeveri

Maqedonia ende pa qeveri

Një ditë më parë komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn zhvilloi takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit tha se do të mbështese formimin e qeverisë nga ana e liderit të Lidhjes Social Demokrate, por vetëm pasi paraprakisht të ketë marrë garanci me shkrim se kjo parti do të mbështesë platformën e partive politike shqiptare. Por lideri i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev tha se Ali Ahmeti nuk ka kërkuar asgjë në letër si dokument garanci për implementimin e platformes së partive politike shqiptare, por nëse një gjë tillë i kërkohet ai do ta ofroje duke shtuar se ka mendim pozitiv sa i përket platformes shqiptare. Ai njëherësh ka theksuar se është i gatshëm për të biseduar me të gjitha partitë politike shqiptare megjithëse ka nënvizuar se ka dhe disa vija të kuqe, pa i saktësuar ato. Ndërkaq Afrim Gashi zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa i cili është dhe një nga pesë deputetët e kësaj partie tha se Komisioneri Hahn i ka inkurajuar që të zhvillojnë bisedime ndërpartiake me qëllim të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë. Ndërsa lideri i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela pas takimit me Hahn tha se kishte përkrahjen e plotë të të gjitha kërkesave të cilat janë pjesë e platformes së partive politike. Edhe lideri i PDSH në dorëheqje Menduh Thaçi është takuar me komisionerin Hahn me të cilin tha se ka ndarë të njëjtin qendrim, se zgjedhjet nuk prodhuan zgjidhje . Ai njëherësh ka nënvizuar se ka një marrëveshje të fshehtë mes BDI dhe VMRO DPMNE dhe kjo duhet bërë publike dhe për opinionin. Takimet e komisionarit Hahn në Maqedoni bëhen në kohën kur kanë filluar dhe zyrtarisht bisedimet mes BDI dhe LSDM për formimin e qeverisë së re, pasi presidenti Ivanov tha se do t`i jape mandatin atij lideri politik i cili do të ofroje dëshmi se ka siguruar shumicen parlamentare.

Sicred