Maqedonia dhe Kosova pritet të inagurojnë sot pas mesdite ndërtimin e pikës kufitare të përbashkët “Bellanoc – Stançiç”. Të pranishëm pritet të jenë Zëvendëskryetari i Qeverisë i Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova.
Pika e re kufitare mes dy vendeve veç qarkullimit të lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, do të mundësojë zhvillimin e bizneseve të ndryshme dhe ekonomive në përgjithësi. Ky projekt do të kushtojë mbi 1.300.000 euro. Mdendohet që vendkalimi kufitar të jetë gati në tetor.
