KRYEFAQJA » LAJME » Maqedonia bën gati kërkesën për ekstradim të Gruevskit

Maqedonia bën gati kërkesën për ekstradim të Gruevskit

Maqedonia ka gati, dhe dorëzon kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ishte vetë ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, që tha se kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski, është kompletuar dhe do të dorëzohet deri tek autoritetet hungareze. Edhe pse mediat hungareze njoftojnë se proçedura e azilit po zbatohet e përshpejtuar për rastin Gruevski, Ministria e Drejtësisë pavarësisht vendimit do të dorëzoje kërkesën për ekstradim,

Proçedurat për azil zgjasin shumë, vetëm nëse nuk kanë zbatuar ndonjë proçedurë jashtëzakonisht të shpejtë por, gjithsesi Maqedonia nuk ka dilema në lidhje me bazat ligjore për kërkesën e ekstradimit.

Maqedonia në Hungari do të dorëzoje dokumentet e akt-gjykimit, 4 akuza, hetimet dhe një procedurë parahetimore për Nikolla Gruevskin. Ndërkohë mediat në Hungari kanë njoftuar se për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, proçedura e përgjigjes për azil është zbatuar e përshpejtuar dhe tanimë i është dhënë e drejta e azilit. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.

Sicred