KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedoni; Zoran Zaev, publikon propozimet për ministrat e rinj
Zoran-Zaev, Maqedoni, Zoran Zaev, publikon propozimet, propozimet për ministrat e rinj

Maqedoni; Zoran Zaev, publikon propozimet për ministrat e rinj

I mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, publikoi propozimet për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Propozimet kanë marrë mbështetje nga partia e Zaevit, Lidhja Social-Demokrate, dhe dy partitë politike shqiptare, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës: Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarë. Pesë minsitri dhe një dikaster pa portfol do të drejtohen nga BDI-ja, ndërsa dy ministri të tjera nga Aleanca për Shqiptarët. Mbledhja e Kuvendit për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë është caktuar për të martën ne oren 11. Votimi i qeverisë pritet të bëhet më shumë se pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, për shkak të bllokimeve të shumta që iu bënë parlamentit nga partia VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sicred