KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, vdekja e vogëlushit shqiptar, ministri i BDI jep dorëheqjen
Maqedoni, vdekja e vogëlushit shqiptar, ministri i BDI jep dorëheqjen

Maqedoni, vdekja e vogëlushit shqiptar, ministri i BDI jep dorëheqjen

Në Maqedoni Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i partisë BDI, ka dhënë dorëheqjen. Sipas një deklarate të tij, shkak është bërë vendimi i prokurorisë për të rikualifikuar akuzën nga “vrasje me dashje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”, ngjarjen që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu në korrik të viti 2016.
Ai tha se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë. “Angazhimi primar i kësaj qeverie është që gjyqësori të ecë në këtë rrugëtim drejt vende evropiane. Duhet të jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm. Kur u betuam në mënyrë solemne u zotuam se do të kthejmë besimin e qytetarëve. Vendimi kontrovers për rikualifikimin e veprës ”Almiri” lëkundi besimin tim. Unë, përshkak të lëkundjes së këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje, jo si akt i dështimit e as presionit por si akt që besojë se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe gjithë shoqërisë” tha zoti Saliji para gazetarëve.
4-vjeçari Almir Aliu u përplas në korrik të vitit 2016 në Kumanovë me makinë nga një shtetas me kombësisë maqedonase pas një konflikt me familjarët vogëlushit. Prokuroria fillimisht e cilësoi ngjarjen si “vrasje me dashje”, por më pas e ndryshoi si “aksident me pasojë vdekjen” ç’ka u konsiderua si zbutje e akuzës.

Sicred