KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, të rejat rreth ligjit për gjuhën shqipe
Maqedoni, të rejat rreth ligjit për gjuhën shqipe

Maqedoni, të rejat rreth ligjit për gjuhën shqipe

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka anuluar debatin mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në leximin e tretë, i cili u vendos si pikë e tetë e rendit të ditës të seancës së 32-të. Ai tha se debati do të vazhdojë rreth kësaj pike, pasi të përmbushen kushtet për këtë. “Përpunimi i 35.569 amendamenteve nuk ka përfunduar. Parlamenti i Maqedonisë kishte vendosur në rend dite të seancës së të hënës, ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE u perpoqen ta bllokojnë miratimin e ligjit. Ata u kthyen në parlament pas një bojkoti prej disa javësh, ndërkohë që propozuan mbi 35 mijë amendamente ndaj ligjit për gjuhët. Ata, po ashtu e quajnë ligjin si anti-kushtetues dhe që “dëmton interesat e Republikës së Maqedonisë”. E ndërsa pritej vendimi për shqyrtimin e mijëra amendamenteve të opozitës, protestues të opozitës dhe përfaqësues të shoqatarve të ndryshme të maqedonisë, u mblodhen para Kuvendit në shkup për protestuar kundër ligjit të gjuhëve. Tubuesit akuzojnë qeverinë dhe deputetët se po shkatërrojnë identitetin maqedonas. Ata gjithashtu bëjnë thirrje edhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Protestuesit kanë vendosur nnënshkrimin e një  peticioni kundër qeverisë aktuale të Zoran Zaev.

Sicred