KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni: Talat Xhaferri merr detyrën e kreut të Kuvendit të Maqedonisë
Maqedoni, Talat Xhaferri, i dorëzohet detyra, nis takimet e para

Maqedoni: Talat Xhaferri merr detyrën e kreut të Kuvendit të Maqedonisë

Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga parardhësi tij, Trajko Veljanovski. Shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në gazetën zyrtare për të përmbyllur procesin e zyrtarizimit të tij për kryetar të Kuvendit. Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev. Ndërkohë Zoti Xhaferri ka deklaruar se në zyrën e tij do të jetë edhe flamuri shqiptar duke respektuar të gjitha kornizat ligjore. Xhaferi takimin e parë e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.

Sicred