KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, shtyhet miratimi i amendamenteve kushtetuese në parlament
Maqedoni, shtyhet miratimi i amendamenteve kushtetuese në parlament

Maqedoni, shtyhet miratimi i amendamenteve kushtetuese në parlament

Është shtyrë sërish për sot në orën 12 seanca e miratimit të amendamenteve kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë. Shkak është bërë mos arritja e dakrodësisë dhe për rrjedhojë e 80 votave të nevojshme nga ana e qeverisë dhe Lëvizjes Besa, por edhe 8 deputetëve të larguar nga VMRO DPMNE.
Lëvizja Besa vijon të këmbëngulë te kërkesa e saj për mos vendosjen e termit qytetar maqedonas në Kushtetute ndersa 8 deputetët rebele kërkojnë që kjo të mbahet pasi është pranuar nga grekët në marrëveshjen e Prespës. Ata kanë kërcënuar se ne rast se kryeministri Zaev thyhet përpara shqiptarëve atëhere ata nuk votojnë amendimet siç kanë premtuar dhe gjithëka do të dështojë në mbledhjen e 80 votave. Kryeministri Zaev dhe ministri i jashtëm Dimitrov janë shprehur optimistë se votat do të bëhen.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com