KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni – Shqipëri, kombëtarja kuqezi shoqërohet me polici
Maqedoni - Shqipëri, kombëtarja kuqezi shoqërohet me polici

Maqedoni – Shqipëri, kombëtarja kuqezi shoqërohet me polici

Shqipëria ndeshet të martën, më 5 shtator 2017 me Maqedoninë. Ekipi ka udhëtuar të dielën në mbrëmje nga Elbasani drejt fqinjit lindor, për t’i ndalur në Shkup, ku ka kaluar edhe natën. Për herë të parë ajo është shoqëruar me një autokolonë me forca policie, por edhe një furgon me forca të sigurisë private, që do ta ruajnë skuadrën, si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumicë.
Prej rrugës relativisht të gjatë, trajneri Panuçi vendosi që skuadra të qëndrojë pushim dhe të rikuperohet në Shkup, ndërsa prej mëngjesit të së hënës Kombëtarja është zhvendosur në Strumicë. Skuadra dhe stafi kuqezi u larguan nga hoteli i Shkupit rreth orës 10:00 të paraditës së sotme dhe pas rreth 90 minutash udhëtim janë akomodohen në qytezën kufitare me Bullgarinë, ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit përgatitore nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi.
Në Strumicë, në orën 18:30 trajneri Panuçi dhe kapiteni Agolli do të flasin në një konferencë për shtyp dhe në orën 19:00 do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën e fundit përgatitore për sfidën e së martës. Shqipëria tanimë është ngjitur në vendin e 3-të, në kuotën e 12 pikëve, pas 4 fitoreve dhe 3 humbjeve në 7 ndeshjet e deritanishme në grupin G.

Sicred