KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, SHBA-të ftojnë liderët politikë të formojnë pa vonesë qeverinë e re
Maqedoni, SHBA-të ftojnë liderët politikë të formojnë pa vonesë qeverinë e re

Maqedoni, SHBA-të ftojnë liderët politikë të formojnë pa vonesë qeverinë e re

Departamenti Amerikan i Shteti doli me një deklaratë për situatën e krijuar në Maqedoni. SHBA-të ftojnë liderët politikë pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO. Formimi i Qeverisë së re të fokusohet në sundimin e së drejtës dhe implementimin e reformave me ç’ka do t’i japi fund krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik, vlerësohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Njëkohësisht SHBA-të ftojnë të gjitha partitë që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.

Sicred