KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, qeveria në dorë të Ivanovit
Maqedoni, qeveria në dorë të Ivanovit

Maqedoni, qeveria në dorë të Ivanovit

Presidenti maqedonas George Ivanon, pritet të fillojë konsultimet me institucionet kompetente për krijimin e qeverisë së re, pasi i mandatuari prej tij kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, nuk arriti të krijonte kabinetin. VMRO-DPMNE ishte partia e parë e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar në Maqedoni. Bisedimet 20 ditore mes VMRO dhe partisë së shqiptarëve BDI nuk dhanë rezultat dhe tani gjithçka mbetet në dorë të presidentit Ivanov. Partia e dytë në zgjedhje është ajo socialdemokrate, LSDM. Lideri i saj Zoran Zaev ka deklaruar se është i gatshëm të plotësojë kërkesat e shqiptarëve, përfshirë dhe futjen e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Sicred