KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, protesta kundër ndryshimit të emrit

Maqedoni, protesta kundër ndryshimit të emrit

Persona të shumtë u mblodhën pasditen e së martës përpara selisë së Parlamentit maqedonas në Shkup, për të protestuar kundër ndryshimit të emrit kombëtar. Protestuesit e nisën manifestimin e tyre përpara Qendrës për informimin europian dhe më pas u ndalën përpara selisë së Kuvendit. Të mbështetur nga shoqata të ndryshme, ata kërkuan fundin e negociatave me Greqinë, që kanë sjellë deri tani ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit dhe autostradës së vendit. Por protestuesit kërkuan edhe anulimin e ligjit për gjuhët dhe lirimin e personave të burgosur në lidhje me ngjarjet e 27 Prillit në Parlament, kur u kundërshtua me dhunë formimi i qeverisë së re.

Sicred