KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, përgjimet konfiskohet pasaporta e Gruevskit
Maqedoni, përgjimet konfiskohet pasaporta e Gruevskit

Maqedoni, përgjimet konfiskohet pasaporta e Gruevskit

Një gjykatë në Maqedoni urdhëroi konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij VMRO-DPMNE, mes tyre dy ish-ministra të qeverisë së tij, lidhur me skandalin e përgjimit. Urdhëri u shpall pasi Gruevski, ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ai i transportit, Mile Janakieski, ishin akuzuar si të dyshuar per shkeljen e rregullave financiare të fushatës zgjedhore dhe shkelje të tjera, gjatë hetimit të Prokurorisë speciale për përgjimet e paligjshme. Në këtë skandal, janë përgjuar bisedat telefonike të afro 20 mijë njerëzve. Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat, ka akuzuar socialdemokratët se duan ta shkatërrojnë atë personalisht dhe partinë e tij, si dhe ka fajësuar agjentë të huaj për këtë skandal. Çështja e përgjimeve ishte në fillesat e krizës politike që çuan në zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, ku mori fund sundimi 10 vjeçar i partisë VMRO të Gruevskit. Më se 100 vetë janë akuzuar deri tani në kuadër të hetimeve për përgjimet.

Sicred