KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, parlamenti vazhdon diskutimin e propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve
Maqedoni, parlamenti vazhdon diskutimin e propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve

Maqedoni, parlamenti vazhdon diskutimin e propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të enjten me debatin për propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve. Në debatin e deritanishëm për këtë ligj, si dhe në debatet e komisioneve edhe në vazhdimet e seancave plenare, opozita maqedonase akuzoi qeverinë se “ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjell deri në dygjuhësi në tërë shtetin”. Opozita shtoi se ligji diskriminon edhe bashkësitë më të vogla etnike.
Por sipas shumicës parlamentare, ligji është në pajtim me kushtetutën, ai nuk e shkel karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet. Propozim-ligji për shfrytëzimin e gjuhëve është në lexim të parë të seancës plenare.

Sicred