KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, parlamenti miraton ligjin për gjuhën shqipe
Maqedoni, parlamenti miraton ligjin për gjuhën shqipe

Maqedoni, parlamenti miraton ligjin për gjuhën shqipe

Parlamenti maqedonas ka miratuar me 69 vota pro ligjin për gjuhën shqipe. Në votim nuk pati asnjë kundër apo abstenim, ndërkohë që deputetët e VMRO DMPNE nuk morrën pjesën në votim.
Debati për ligjin e sapomiratuar ka nisur që 5 shtatorin e kaluar, në komisionin kuvendor për Çështjet Europiane. Ndërsa shumica parlamentare pranoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar. Ligji u votua nga LSDM dhe partite shqiptare. Me ligjin e propozuar, gjuha shqipe do të përdoret për herë të parë edhe në Qeveri, si në të folur edhe në të shkruar. Trajtim të njëjtë do të ketë edhe në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, por edhe në të gjitha organet e tjera të pushtetit qendror.
Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës”. Ajo do të zbatohet edhe në të gjitha tabelat udhëzuese të institucioneve shtetërore dhe në komunat përdoret gjuha shqipe. Gjuha shqipe nuk do të përdoret në kartemonedha dhe në uniformat e ushtrisë, por partnerët e koalicionit qeverisës, kanë arritur marrëveshje që në kartmonedha të përdoren simbole kulti që do të reflektojnë edhe ato shqiptare. Sa i përket uniformave të policisë, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve, gjuha shqipe do të figurojë vetëm në ato komuna ku së paku 20 për qind e popullatës e flasin gjuhën shqipe. Shqiptaret përbëjnë ¼ e popullsisë se Maqedonisë, me 2.1 milionë banorë.

Sicred