KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, një i vrarë dhe dy të plagosur në Reçishtën e Vogël

Maqedoni, një i vrarë dhe dy të plagosur në Reçishtën e Vogël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni, kur persona të armatosur kanë qëlluar dhe kanë varë një përson në Reçishtë të Vogël, në Tetovë, në afërsi të selisë së Partisë Bashkimi Demoktratik për Integrim (BDI). Nga të shtënat kanë mbetur edhe dy persona të plagosur. Gjatë përleshjes së armatosur ndërmjet dy grupeve u vra Naip Rexhepi- Bellanoca dhe u plagosën dy persona: S.R. dhe F.M., që të dy nga Kumanova. Ky i fundit, për shkak të plagëve serioze, është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia mbrëmë ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri. Personi i parë i identifikuar me inicialet B. R. është nga Kumanova, ndërsa L.B. është nga Shqipëria. Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka deklaruar se shkaqet për vrasjen e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, janë ende të panjohura. Ndërkaq Bashkimi Demoktratik për Integrim ka përgënjeshtruar çdo informacion lidhur me ngjarjen e ndodhur para selisë së partisë në Reçishtë të Tetovës. “Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me dhe për BDI-në” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sicred