KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, nisin zgjedhjet
Maqedoni, nisin zgjedhjet

Maqedoni, nisin zgjedhjet

Në Maqedoni që prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor. 1.8 milionë zgjedhës janë ftuar të zgjedhin 120 deputetë, nga 11 parti politike. Zgjedhjet mbahen sipas sistemit proporcional me listat të mbyllura në gjashtë njësi zgjedhore, ku në çdonjërën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë. Pak më shumë se 30 për qind e popullsisë në Maedoni është me kombësi shqiptare. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë së shtunës kanë votuar të burgosurit dhe diaspora.

Sicred