KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedoni, miratohet ligji për amnistinë
Parlament, maxhoranca rrëzon dekretet presidenciale

Maqedoni, miratohet ligji për amnistinë

Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin e amnistisë lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në parlament. 95 deputetë votuan pro dhe asnjë kundër. Ligji u soll me procedurë të shpejtë me nismën e një grupi ndërpartiak të parlamentit për t’i hapur në këtë mënyrë rrugën miratimit të ndryshimeve kushtetuese që pritet të ndodhë më 15 janar. Amnistia nuk do t’i përfshijë organizatorët e ngjarjeve të dhunshme, ata të cilët e kishin përgatitur dhe sjelle armë në parlament dhe personat zyrtarë të Ministrisë së rendit, të cilët kishin vepruar në kundërshti me autorizimet dhe kompetencat që kishin.

Për ligjin votuan edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së opozitare, drejtuesit e të cilës e kundërshtonin atë, duke e quajtur “drejtësi selektive” dhe duke kërkuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë të akuzuarit. Disa nga propozuesit e ligjit, deputetë nga grupi i ri i shkëputur prej VMRO-së thonë se ligjvënësit duhet të tregojnë gatishmëri për të falur dhe për të kërkuar falje dhe se deputetët që votojnë pro do të dëshmojnë se e kanë falur njëri tjetrin. Por, Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe “Besa e Afrim Gashit, si dhe deputeti liberal-demokrat, Goran Milevski. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e quajti miratimin e ligjit për amnisti si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com