KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, mes tensionesh paralementi miraton shqipen si gjuhë zyrtare
Maqedoni, mes tensionesh paralementi miraton shqipen si gjuhë zyrtare

Maqedoni, mes tensionesh paralementi miraton shqipen si gjuhë zyrtare

Që prej ditës së sotme, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Me 64 vota pro parlamenti maqedonas ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas ligjit të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet e personat juridikë qe ushtrojnë autorizime publike, krahas gjuhës maqedonase, do të përdorin edhe gjuhën shqipe që përdoret nga 20 përqind e qytetarëve maqedonas.
Ligji i përdorimit të gjuhëve u miratua mes një tensioni gjithnjë në rritje i cila kulmoi me një përplasje mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi. Kjo pasi parlamenti nuk mori parasysh 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski u përpoq të pengonte votimin, madje duke lagur me ujë kreun e parlamentit Talat Xhaferri.

Sicred