KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me jetë
Maqedoni, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me jetë

Maqedoni, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me jetë

Vetëm pak orë pasi deklaroi se përpara ndryshimeve kyushtetuese, duhet të arrihet një marrëveshje prfundimtarëve mes maqedonasve dhe shqiptarëve për t’i dhënë fund konflikteve të brendshme në Maqedoni, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me jetë. Në një postim në facebook, i ashtuquajturi grupi Luanët Maqedonas, u shprehën se Sela e kaloi lehtë 27 prillin e vitit të shkuar, ku dhe u plagos gjatë dhunës që shpërtheu në parlament. Kire, duhet tja kishte këputur kokën, u shprehën ata duke iu referuar Kire Gjeorgjievskit, një nga të dënuarit për tentativë vrasjeje ndaj deputetit sela gjatë dhunës që përfshiu parlamein maqedonas në prill të vitit 2017 . Ndërkohë sipas Alenacës për Shqiptarët, kjo deklaratë përveçse shpreh publikisht mllefin ndaj kërkesës natyrale të Selës, gjithashtu konfirmon se Kire Gjeorgjievksi, i cili u fotografua duke qarë gjatë gjykimit të 27 prillit dhe u mbrojt duke pretenduar se e kishte ndihmuar Selën, e ka kryer krimin për të cilin është dënuar.

Sicred