KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, ka nisur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
Zgjedhjet lokale në Maqedoni, triumfon Zaev dhe partitë shqiptare

Maqedoni, ka nisur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Që prej orës 07:00 të mëngjesit, në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ato po zhvillohen në 35 komuna, ku janë ftuar të votojnë 833 710 qytetarë në 1 517 qendra votimi. Një ditë më parë votuan 939 persona në 13 institucione të vuajtjes së dënimit, 1 435 të sëmurë, persona të pafuqishëm dhe persona në paraburgim shtëpiak, ndërkohë që tetë votues rezultojnë të shpërngulur në brendësi të territorit të vendit, njoftojnë organet zgjedhore.
Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5 101 vëzhgues vendor dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.
Sipas mediave betejat kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare. Në 14 prej tyre me shumicë shqiptare, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja do të zhvillohet për komunat e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Beteja zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së, e cila ka mbështetjen e LSDM-së dhe atyre të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Sicred