KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, intensifikohet fushata zgjedhore
Maqedoni, intensifikohet fushata zgjedhore

Maqedoni, intensifikohet fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore në Maqedoni ka hyrë në kulmin e saj kur mbeten edhe 5 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme. Partia Shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se e meriton votën e shqiptarëve sepse është e mbështetur gjithnjë në parimet për mirëqënien dhe të drejtat e tyre.
Partia Demokratike Shqiptare në takimin zgjedhor në Çair të Shkupit kishte ftuar strategun e Partisë Republikane Amerikane dhe këshilltarin Henri Xhons. Vetë kryetari Menduh Thaçi premtoi amisti për të akuzuarit e gjyqeve politike si ai i Kumanovë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përsëriti në takimin në Dibër të Madhe kërkesën për vendosjen e gjuhës shqipe në gjithë shtetin.
Mes partive maqedonasem, lufta zhvillohet e forte mes VMRO DPMNE-së së ish kryeminsitrit Niloka Gruevski dhe Lidhjes Socialdemokrate të drejtua nga Zoran Zaev, ky i fundit ka premtuar vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtar në gjithë vendin me qëllim tërheqjen e votave nga popullsia shqiptare.

Sicred