KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni: Humbja e PDSH në zgjedhje, Thaçi jep dorëheqje të parevokueshme
Maqedoni: Humbja e PDSH në zgjedhje, thaçi jep dorëheqje të parevokueshme

Maqedoni: Humbja e PDSH në zgjedhje, Thaçi jep dorëheqje të parevokueshme

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare. Lajmi është njoftuar të enjten nga vetë zoti Thaçi në Fjesbuk. “Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare” shkruan zoti Thaçi. Në deklaratë ai nuk ka dhënë spjegime rreth arsyeve që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim, por merret me mend se ai ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që partia e tij arriti në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Më parë zoti Thaçi kish deklaruar se “Përgjegjësinë për rezultatin e keq të PDSH-së në zgjedhjet e marr plotësisht si kryetar i partisë dhe nga zemra u falenderohem të gjithë aktivistëve që e bënë të pamundurën”. PDSH synonte në këto zgjedhje 20 deputetë, por arriti të merrte vetëm dy.

Sicred