KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni: Gruevski kundër LSDM dhe BDI

Maqedoni: Gruevski kundër LSDM dhe BDI

Kryetari i partisë VMRO DPMNE në Maqedoni, Nikolla Gruevski, akuzoi Lidhjen Social-Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim se po përpiqen të “defaktorizojnë maqedonasit dhe të ripërcaktojnë Maqedoninë si shtet”. Gruevski i bëri deklaratat ndërkohë që Socialdemokratët dhe BDI-ja po mbajnë bisedime për krijimin e qeverisë së re. Gruevski akuzoi Zoran Zaevin për heqje dorë nga “interesat kombëtare dhe shtetërore” dhe lëshime ndaj kërkesave të shqiptarëve, që, sipas tij, nuk kanë fund. LSDM-ja po bën garë me veten se sa shumë mund t’u japë partive shqiptare. Kështu do të humbasim atë që është arritur me shumë mund, gjak dhe përpjekje”, tha Gruevski, duke paralajmëruar masa për të bërë të pamundur realizimin e programit të LSDM-së dhe BDI-së. Këto dy parti ditët e fundit, kanë zhvilluar bisedime intensive dhe të mërkurën në mbrëmje kanë arritur marrëveshjen për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe për çështje të tjera etnike që janë pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, ndërkohë që vijojnë bisedimet për pikat e tjera të platformes qeverisëse.

Sicred