KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, dështojnë bisedimet mes VMRO dhe BDI për krijimin e qeverisë
Maqedoni, dështojnë bisedimet mes VMRO dhe BDI për krijimin e qeverisë

Maqedoni, dështojnë bisedimet mes VMRO dhe BDI për krijimin e qeverisë

Partita maqedonase VMRO-DPMNE dhe ajo shqiptare BDI, nuk arritën marrëveshje për krijimin e një koalicioni qeverisës deri në mesnatën e së dielës më 29 janar, kur mbaroi afati kushtetues. Dështimi i bisedimeve erdhi pasi pala maqedonase nuk arriti t’i plotësojë kërkesat e platformës shqiptare, midis tyre edhe pranimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Si kundërpërgjigje, Nikolla Gruevski ka kërkuar zgjedhje të reja. Por vendimi tashmë i takon presidentit të vendit George Ivanov. Sipas kushtetutës, Ivanovi duhet që t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, fituesit të dytë të zgjedhjeve, Partisë Socialdemokrate të Zoran Zaevit. Por presidenti i vendit mund të japë edhe dorëheqje, duke shkaktuar kështu shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja të përgjithshme.

Sicred