KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maqedoni; Debati për votimin e qeverisë së re
Maqedoni, Debati, debat për votimin e qeverisë së re, zoran zaev

Maqedoni; Debati për votimin e qeverisë së re

Debati në Parlamentin e Maqedonisë për votimin e Qeverisë së re vijon sërish sot. Një ditë më parë kryeministri i sapomandatuar, Zoran Zaev prezantoi programin e qeverisë. Deputetet e partive përbërëse të pushtetit u ulën afër anëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit të ri. Kundërshtitë e mëdha ndaj listës së ministrave të Zaevit erdhën nga deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe Besës. Ata i përshkruan personat e përzgjedhur si njerëz pa kapacitete reformuese, e të përfshirë në afera korruptive dhe hetime. BDI-ja kritikoi VMRO-DPMNE-në për shumë vendime të saj në dëm të qytetarëve, por kjo e fundit i konsideroi të paqarta kritikat e partnerit të deritanishëm, me të cilin ka ndarë pushtetin. E mërkura është edhe afati i fundit për zgjedhjen e qeverisë. Partitë përbërëse të kabinetit numërojnë 62 deputetë në Kuvend, ndërsa ekzekutivi mund të zgjidhet me të paktën 61 vota pro.

Sicred