KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni/ Arrestohet Çavkov dhe të tjerë për dhunën në kuvend

Maqedoni/ Arrestohet Çavkov dhe të tjerë për dhunën në kuvend

Ish-ministri maqedonas i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Sigurinë Publike, Mitko Çavkov është arrestuar sot në mëngjes së bashku me disa deputetë të VMRO DPMNE-së dhe persona të tjerë. Kjo pas urdhërit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të vendit. Sipas agjencisë së lajmeve Mia, arrestimi i Çavkov ka lidhje me hetimin për dhunën e ushtruar në Kuvend në datën 27 prill, kohë në të cilën ai drejtonte shtabin operativ të Ministrisë së Brendshme. Nga strukturat më të ulëta të kësaj ministrie është raportuar se për dy orë, Çavkov nuk dha urdhër që policia të vepronte, duke vënë në rrezik jetën jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Përveç tij, janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë, mes të cilëve edhe edhe deputetë dhe qytetarë që morën pjesë në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Mes të arrestuarve janë edhe deputeti Kërste Mukovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto si dhe ish-drejtori i Fondit Shëndetësor Sashe Stefanovski. Sulmi ndaj parlamentit maqedonas, filloi kur mbështetës së VMRO-DPMNE mësynë në godinë vetëm pak minuta pasi mazhoranca e re e vendit zgjodhi Talat Xhaferrin si kryetar të organit legjislativ. Turma e revoltuar e protestuesve hyri brenda në parlament, duke plagosur rreth 102 persona. Policia ndërhyri me vonesë pasi nuk iu bind urdhrave të Ministrit të Brendshëm Agim Nuhiu , i cili dha dorëheqjen dy ditë pas protestës.

Sicred