KRYEFAQJA » LAJME » Manjani: Nuk kam dhënë dorëheqje, jam shkarkuar se flas pa leje në media!
Manjani: Nuk kam dhënë dorëheqje, jam shkarkuar se flas pa leje në media!

Manjani: Nuk kam dhënë dorëheqje, jam shkarkuar se flas pa leje në media!

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka hedhur në mesditë më shumë dritë rreth ndryshimeve në ministrinë e drejtësisë. Sipas tij ai është shkarkuar nga zoti Rama dhe nuk ka dhënë dorëheqje. “U njoftova nga mediat për shkarkimin tim” tha ai në një konferencë për mediat. Zoti Manjani bëri përgjigjës kryeministrin Rama për këto veprime. Sipas tij ai është shkarkuar nga zoti Rama pasi flet pa leje në media. “Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja” tha zoti Manjani. Ai shkoi më tej kur tha se “Mbledhjet e qeverisë janë antikushtetuese” dhe se “Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise”. Ish ministri i LSI duke i dhënë ngjarjes karakter politik tha se me këto veprime “Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës”. Zoti Manjani ka sjellë gjithashtu edhe episode të tjera nga bashkëpunimi në qeveri duke shprehur rezervat e tij. “Jam kundër reformës për sundimin e gjyqësorit nga politika”. Sipas tij kryeministrit i është kërkuar shkarkimi  i ministrit të brendshëm nga shërbimet partnere. “E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë çdo standardi” ngriti më tej tonet ish- ministri i drejtësisë.

Sicred