KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Manjaku që postoi vrasjen në Facebook gjendet i vetvrarë
SHBA, Manjaku poston vrasjen, në Facebook, vret te moshuarin, pa arsye

Manjaku që postoi vrasjen në Facebook gjendet i vetvrarë

Policia amerikane tha se i dyshuari që vrau një të moshuar në Ohio dhe e postoi aktin makabër në Facebook, u vetëvra. Autoritetet në Pensilvani thanë se agjentët diktuan Stiv Stefens në kontenë Erie të martën, por pas një ndjekjeje të shkurtër, ai drejtoi armën nga vetja. 37-vjeçari Stephens kërkohej pas videos që publikoi në Facebook, ku shfaqej mjaft qartë duke vrarë 74-vjeçarin Robert Goduin në rrugë dhe pa asnjë arsye. Autoritetet amerikane thanë se zbulimi i Stephens në Pensilvani nuk ishte një rastësi, pasi ata kishin gjurmuar sinjalin e telefonit të tij celular. Hetuesit e policisë thanë se do të donin ta kishin kapur gjallë Stefensit për të zbuluar shkaqet e aktit të tij. Mediat amerikane raportojnë se Stephens kishte probleme me kumarin dhe duket se vrasja e të moshuarit ishte rastësore dhe jo e planifikuar. Ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Ndërkohë, kritikat vazhdojnë për rrjetin social Facebook, pasi kompania e hoqi videon nga serverat e saj shumë orë pas ngjarjes, pavarësisht lajmërimeve të shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm.

Sicred