KRYEFAQJA » LAJME » “Mane Garrinça”, një “Elefant i Bardhë”, një kujtim i hidhur
"Mane Garrinça", një "Elefant i Bardhë", një kujtim i hidhur

“Mane Garrinça”, një “Elefant i Bardhë”, një kujtim i hidhur

Stadiumi “Mane Garrinça”, që mban emrin e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të Brazilit, dhe i ndërtuar para Botërorit të 2014-s në Brazil, është i bukur dhe madhështor. Problemi i tij i vetëm? Është ndërtuar në një qytet ku nuk ka ndonjë skuadër për të qenë dhe ku thuajse askush nuk e ndjek futbollin në stadium. Teksa Rusia u jep dorën e fundit përgatitjeve për Botërorin e verës së këtij viti, ky stadium brazilian i mbiquajtur “elefant i bardhë”, ofron një mësim të mirë se çfarë mund të ndodhë kur gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Përdorimi më i fundit i përshtatshëm i “Mane Garrinças” ishte para një viti e gjysmë, gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Ndërsa sot, më e mira që mund të shohësh është një ndeshje si ajo e 21 shkurtit, ku fitorja minimale e skuadrës kryeqytetase, Brasilienses, ndaj Bolamenses , një gol të shënuar me 11-metërsh, u ndoq nga një numrë prej vetëm 100 tifozësh, që dukeshin të përhumbur në një oqean ndenjësesh bosh të stadiumit 73,000-vendësh. Kryeqyteti  Brazilia, nuk ka madje asnjë klub të vetin në 3 nivelet e para të kampionatit kombëtar të futbollit në Brazil. Të gjithë pajtohen me idenë se “Mane Garrinça” është një stadium i bukur. Me një kosto prej 500 milionë dollarësh, me 288 kolonat e holla dhe tribunash me ngjyrë të kuqe, ai është një “xhevahir” i arkitekturës sportive. Por në 2017-ën, në këtë stadium nuk u luajt as edhe një ndeshje e madh futbollit, ndërkohë që u shfrytëzuar për një përzierje të çuditshme veprimtarish jofutbollistike, duke nisur nga lojërat sfiduese me pengesa, tek festat private e madje deri tek dasmat. Disa nga hapësirat e zyrave të stadiumit përdoren nga pushteti lokal, ndërsa parkimi i tij përdoret nga kompania e shërbimit të autobusëve qytetës. E teksa Rusia përgatitet për Botërorin 2018, “Mane Garrinça” qëndron atje, bosh dhe si një stadium fantazësh, si një kujtesë, se, përtej festës së futbollit në veçanti, apo sportit në tërësi, në jetën e përditshme, gjërat që nuk kanë logjikë ekonomike janë të dëstinuara të dështojnë… natyrisht me një faturë të shtrenjtë.

Sicred