KRYEFAQJA » LAJME » Manastirlliu: Bonuse deri në 250 mijë lekë për mjekët e spitaleve rajonale
Manastirlliu: Bonuse deri në 250 mijë lekë për mjekët e spitaleve rajonale

Manastirlliu: Bonuse deri në 250 mijë lekë për mjekët e spitaleve rajonale

Punësimi i mjekëve në spitalet rajonale, sidomos në zonat e thella, do të motivohet me anë të bonuseve. “Në Dibër dhe spitalet e tjera Rajonale do të plotësojmë mungesat e mjekëve specialistë duke aplikuar bonusin deri në 250 mijë lekë” tha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirlliu gjatë një vizite në Peshkopi.
Sipas mjekut kirurg Gazmend Xhembulla Spitali i Peshkopisë nuk ka mungesë barnash për trajtimin e pacientëve, nevojat janë të plotësuara për të gjithë vitin. Brenda 2018,ky spital do të pajiset edhe me mamograf të ri, ekografi, si dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë. Ndërkohë 90 qendrat shëndetësore në zonat e thella malore do të jenë të pajisura me barnat për periudhat e bllokimit nga dimri. “Më vjen mirë që në Peshkopi shohim këtë situatë me barnat dhe dua të sjell në vëmendje edhe një angazhim tjetër tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të garantuar që tani furnizimin me barna për 90 qendrat shëndetësore në zonat e thella malore për të gjithë periudhën e bllokimit nga dëbora apo moti i keq”, tha ministrja Manastirlliu.

Sicred