KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu: Viti 2018 vit i aplikimit të standarteve në shëndetësi
Ndërron jetë i riu vrasës

Manastirliu: Viti 2018 vit i aplikimit të standarteve në shëndetësi

Viti 2018 do të jetë viti i aplikimit të standarteve dhe vlerësimit të tyre në të gjithë instiucionet e dhënies së shërbimit shëndetësor. Lajmi është dhënë nga ministrja shqiptare e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Brenda vitit 2018 ne do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standarteve bazë, në shërbimin public” tha ajo.
“Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standartet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarte” shtoi më tej ministrja.
Në infrastrukturën e shërbimeve shëndetësore janë 54 spitale publike dhe jopublike, 415 Qendra Shëndetësore publike, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratore private, 1416 klinika stomatologjike. Nga të gjitha këto vetëm 1 spital i akredituar publik dhe 4 jopublike, dhe një 1 qendër shëndetësore janë akredituar. Në proces akreditimi janë 48 qendra shendetësore dhe 11 klinika private.