KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu: Struktura e re nuk cënon funksionet dhe cilësinë

Manastirliu: Struktura e re nuk cënon funksionet dhe cilësinë

Shërbimet social shtetëror, përcaktimi klinik paftësisë, dhuna gjinore në familje, azilet dhe shtëpitë e fëmijëve , apo dhe kriteret e përfitimit të skemës së ndihmës ekonomike do të jenë të gjitha në varësi të ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Organizimin e ri minitsrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka sqaruar para komisionit të shëndetësisë ku deputetët e opozitës në unanimet e kanë parë këtë qasje të re krejt të pavënd dhe të nxituar. “Për një gjë dua tju siguroj që riorganizimi i strukturës nuk do të cënoj as funksionet e aq më tepër dhënien e cilësisë që meritojnë qytetarët. Riorganizimi funksional i këtyre kushteve përcakton ministrinë si udhëheqëse politikat që ajo merr dhe jo mbi bazë fushe” tha ministrja Manastirliu.

Kryetari i komisionit Petrit Vasili tha se nuk mund të ndërtosh një ministri pa përcaktuar më parë funksionet e saj. “Të tërë ata që ndërtuan këtë strukture të re duhet të kishin miratuar njëherazi edhe strukturën organizative-funksionale dhe nuk mund të jetë një strukture e re e karakterit të lartë qeveritar me një çështje që ndiqet dhe bëhet rrugës. Këtu kemi të bëjmë me një lloj spontaniteti dhe fragmentizmi i cili është i papërshtatshëm për një punë efiçente të shtetit” tha zoti Vasili.

Ndërsa deputeti Tritan Shehu u shpreh se “unë e kuptoj dhe mirëkuptoj ministren në vështirësi pasi mendoj se i kanë varur asaj ministrie dy dinozaur të vdekur. Njëri është problemi i çështjeve sociale e cila ju e dini pati dështime madhore gjatë 4vjeçarit dhe tjera është shëndetësia e cila në 4vjet bëri vetëm një gjë: varrosi konceptin për shëndetësi falas”.

Debat më vete shkakoi çështja e barazisë gjinore për të cilën ministrja theksoi se do të jetë prioritet punës së kësaj ministrie, ndërkohë që Petrit Vasili kujtoi se kjo çështje sipas asaj që kryeministri ka deklaruar në parlament do të jetë edhe përgjegjësi e ministrisë së jashme dhe ministrisë së drejtësisë.

Sicred