KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu shpall aksionin 100 ditor për pastrimin dhe lirimin e ambjenteve spitalore

Manastirliu shpall aksionin 100 ditor për pastrimin dhe lirimin e ambjenteve spitalore

Ashtu si katër vite më parë në krye të QSUT, Ogerta Manastirliu, e ka nisur punën në krye të ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtes sociale me aksionin kombëtar të pastrimit dhe lirimit të të gjitha territoreve të spitaleve nga aktivitetet pa lidhje me këto godina. Në daljen e parë publike si ministre, ajo ka paralajmëruar se lirimi i mjediseve spitalore do të ndodhe brenda 100 ditëve. “Aksioni ynë i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit. Një gjë është e sigurtë: Kthim pas nuk do të ketë! “Pushtimi” mbi 25-vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore do të marrë fund një herë e mirë dhe qytetarët shqiptare , kudo ata do të marrin shërbim shëndetsorë, do të trajtohen në mjedise të denja” tha ministrja Manastarliu. Ajo paralamëroi edhe ndërrimin e të gjithë drejtuesve të spitaleve të cilët sipas saj do të përzgjidhen me konkurs publik brenda 35 ditëve. Ky do të jetë edhe ekipi me të cilin Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të punoje për transformimin e këtyre institucioneve.

Sicred