KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu: Program kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore
Manastirliu: Program kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore

Manastirliu: Program kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore

‘Qendrat shëndetësore duhet të jene model i shërbimit’ parësor ka vlerësuar Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit të rikonstruksionit të qëndrës në Roskosvec.

“Jemi sot në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, e cila ju shërben 37 mijë banorëve të kësaj zone dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendër model të shërbimit parësor 24 orësh, falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me qeverinë zviceriane nëpërmjet projektit Shëndet për të Gjithë”, tha Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres Manastirliu, kjo nuk është e vetmja qendër që po rikonstruktohet në qarkun e Fierit, por janë 11 të tilla në Fier, Lushnje dhe Mallakastër.

“Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standart nga veriu në jug. 80 qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu.

Veç ndryshimit rrënjësor të infrastrukturës, mjekët janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e mjekut” e cila përmban të gjithë elementet e duhur për të gatantuar ofrimin e urgjencës kudo ku është nevoja.

Sicred