KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu: Në 2018 do kemi vaksinën e re për rotavirusin

Manastirliu: Në 2018 do kemi vaksinën e re për rotavirusin

Pritshmëritë e shefes së kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino parathënë dy ditë më parë në TVSH, për futjen e vaksines së rotavirusit në kalendarin kombëtar të vaksinimit u konfirmuan sot zyrtarisht nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në kuadër të javës europiane të vaksinimit, ministrja së bashku me përfaqësues të OBSH dhe UNICEF tha nga qendra shëndetësore nr.3 në Tiranë se kjo do të ndodhe në Janar të 2018. “Kalendari jonë duhet ti afrohet sa më shumë kalendarit europian të vaksinimit dhe gjithashtu edhe me rekomandimin e OBSH-së, ne të fillojmë dhe të zgjerojmë ktë kalendar kështu që mendojmë dhe do tja arrijmë që nga viti 2018 të fusim dhe një vaksinë të re që është vaksina e rotavirusit.Pra për të gjitha ato problemet diarretike” tha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Mjekët e konsultores i bënë thirrje prindërve që të mos hezitojnë të vaksinojnë fëmijet e tyre, pasi vaksinat janë efektive dhe të sigurta. Ndërsa ekspertja e shëndetit publik dr. Silva Bino u shpreh se mënyra e ruajtjes së vaksinave bëhet sipas standarteve të OBSH. Brenda këtij viti ne do të kemi kartelën e detyrueshme të vaksinimit për punonjësit e shëndetësisë, të cilët do të mbrojnë jo vetëm veten por edhe pacientët e tyre. E po kështu edhe një kalendar të përcaktuar vaksinimi për femrat e moshës riprodhuese dhe gratë shtatëzëna për të patur fëmijë të shëndetshëm.

Sicred