KRYEFAQJA » LAJME » Manastirliu: Konkursi transparent dhe meritokraci

Manastirliu: Konkursi transparent dhe meritokraci

Ka përfunduar procesi i korrigjimit të testimit me shkrim për 526 infermierët, fizioterapistë e teknikëve për qarkun e Tiranës. Ministrja Ogerta Manastirliu e cila ndoqi nga afër procesin e vlerësoi atë pozitivisht. “Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim” tha ajo.
Më 3 Prill testimi do të kryhet për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Më 4 Prill për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat, dhe 5 Prill testimet do të përmbyllen me qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. “Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.
2450 aplikues u regjistruan në pltformë për të konkuruar për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin.
Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.

Sicred