KRYEFAQJA » LAJME » Manafort shpallet fajtor për evazion fiskal dhe mashtrim bankar

Manafort shpallet fajtor për evazion fiskal dhe mashtrim bankar

Paul Manafort, ish-shefi i fushatës zgjedhore të presidentit Trump, u shpall fajtor për tetë akuza për evazion fiskal dhe mashtrim bankar, në procesin e parë gjyqësor në kuadër të hetimit të një komisioni special lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykatësi urdhëroi një rihetim lidhur me 10 akuza të tjera, për të cilat juria nuk qe në gjendje të merrte një vendim pas katër seancave gjyqësore. Avokati mbrojtës i Manafort, Kevin Douning, deklaroi se gjyqi kishte qenë “i drejtë”, por se klienti i tij ishte “zhgënjyer” nga vendimi. Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve nëse Manafort do ta apelonte vendimin. Manafort u shpall fajtor për pesë akuza për evazion fiskal, një akuzë për fshehje të llogarive bankare në një bankë të huaj si dhe dy akuza për mashtrim bankar.

Sicred