KRYEFAQJA » LAJME » Mamurras, vrasje për hakmarrje
Mamurras, vrasje për hakmarrje

Mamurras, vrasje për hakmarrje

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04 e 30 në afërsi të xhamisë së këtij qyteti. Viktima Indrit Pepa është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov sapo ka dalë nga banesa për tu futur në makinë dhe si pasoje e plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt i vitit 2012 ku viktima akuzohej për plagosjen me armë të një bashkëytetarit të tij. Sipas banoreve te zones gjate gjithe ketyre viteve familja Pepa ishte ngujuar dhe viktima kishte emigruar. Indrit Pepa, baba i nje femije te vogel 4 vjeç, kishte pak kohe qe ishte kthyer ne Shqipëri. Policia ka shpallur ne kerkim si autor te dyshuar te ngjarjes 49 vjecarin A.M edhe ky banues ne Mamurras dhe po punon per lokalizimin e kapjen e tij.