KRYEFAQJA » LAJME » Mamografë të rinj për zbulimin e tumoreve
Berat, shtohen rastet me tumore në gji

Mamografë të rinj për zbulimin e tumoreve

Muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, shoqerohet me aktivitete më të ngjeshura sensibilizuese. Të dielën në Tiranë në zonën e Pazarit të ri, markata është ngjyrosur në rozëe. Lule, çadra, fletepalosje me informacion, si dhe gra që tregoni histori personale të përballjes me sukses me sëmundjen. “Egzaminimet e hershme ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe mundësinë e kurimit me sukses” tha ndër te tjera ministrja e shëndetësisë Odeta Manastirliu.
Ndërkohë dy mamografë të lëvizshëm po udhëtojnë në qytetet kryesore të vendit dhe zonat rurale. Stacioni i parë është Vlora, për të ofruar kontrolle falas për gratë e moshës 40 – 50 vjeç.
Fuqizimi i spitaleve rajonale me aparatura mamografie të rinj, do të mundësojë kryerjen e ekzaminimeve sa me herët. “Vlora do të jetë një prej pesë sipaleve rajonale që së bashku me Durrësin, Gjirokastrën, Dibrën dhe Kukësin shumë shpejtë do të kenë aparaturat e reja të mamografisë” tha zonja Manastirli.
Mamografët e lëvizshëm do të qëndrojnë disa ditë në Vlorë, më pas do të stacionohen sipas kalendarit të paracaktuar për muajin tetor, në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë.

Sicred