KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maltë: Dy anije italiane do të ndihmojnë për të dërguar migrantët në portin spanjoll
Maltë: Dy anije italiane do të ndihmojnë për të dërguar migrantët në portin spanjoll

Maltë: Dy anije italiane do të ndihmojnë për të dërguar migrantët në portin spanjoll

Një organizatë bamirësie që po kujdeset për 629 migrantët që kanë mbetur të bllokuar në anijen Akuarius në territorin detar të Maltës bënë sot të ditur se dy anije italiane do të japin ndihmën e tyre për t’i dërguar migrantët në portin spanjoll të Valenthias. Migrantët në fjalë u shpëtuan pasi ishin nisur me gomone nga Libia gjatë fundjavës. Si Italia ashtu edhe malta refuzuan dje ta lejonin anijen Akuarius, të ankorohej në portet e tyre. Pas situatës së krijuar, kryeministri spanjoll Pedro Sancez, u shpreh i gatshëm për ta lejuar Akuariusin të ankorohej në Valenthia. Ekuipazhi i Akuarius tha se anija nuk mund të lundronte për në Spanjë pasi ishte e tejmbushur dhe kushtet në det po përkeqësoheshin. Ndërkohë, mjeti lundrues është furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga marina malteze dhe autoritetet italiane. Roja Bregdetare italiane tha se udhëtimi për në Valenthia zgjat katër ditë, ndërkohë që ka caktuar anijen Datilo si dhe një anije luftarake që të ndajë me Akuariusin barrën e krijuar nga numri i madh i migrantëve. Para se italia të bënte të ditur se do të dërgonte dy anije në ndihmë të akuariusit, autoritett nacionaliste në ishullin francez të Korsikës gjithashtu i ofruan ankorim Akuariusit. Mes 629 migrantëve në bord të mjetit ndodhen shtatë gra shtatëzëna, 11 fëmijë të vegjëll dhe 123 minorenë të pashoqëruar. Doktorët pa Kufi, bënë të ditur se 15 nga personat në bord të Akuariuzsit kanë plagë të rënda të shkaktuara nga djeget kimike dhe disa prej tyre vuajtën nga hipotermia.