KRYEFAQJA » LAJME » Malltezi fajëson Bashkinë e Tiranës për ndotjen e ajrit

Malltezi fajëson Bashkinë e Tiranës për ndotjen e ajrit

Organizata Botërore e Shëndetit raporton se deri në 500 persona vdesin çdo vit në Tiranë për shkak të cilësisë së ajrit. Kjo sipas kreut të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarber Malltezi, i cili, bën fajtor për këtë pushtetin lokal por edhe atë qendror. “Autobuset urban të Tiranës të cilët ndosin më tepër dhe ktë bashkia nuk mund ta leje fajin jetim sepse duhet tja adresoje sepse janë mjetet të cilat ka kontrata me ta dhe po na japin kancerin e mushkërive tona” tha Malltezi. Matjen e cilësise së ajrit nga Ministria e Mjedisit përmes një mjeti të lëvizshëm, Malltezi e konsideron jo një tregues i situatës reale. Sipas tij, një gjë të tillë mund ta kryenin dy stacionet e përhershme të monitorimit, të cilat që nga viti 2013, janë jofunksionale për shkak të mungesës së filtrave. “Ish ministri Halim Kosova njoftoi shpalljen e tenderit për blerjen e filtrave, për të zëvëndësuar filtrat. Minsitri i ri i shëndetësisë anulloi tenderin. Ka firmosur tendera me qindra miliona euro ndërkohë nuk ka pak mijëra euro për të blerë filtrat” shtoi më tej Malltezi. Këto deklarata Malltezi i dha gjatë prezantimit të programit mjedisor të PD-së para përfaqësueve të organizatave mjedisore që operojnë në vend.

Sicred