KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Maliqi, aktorët prova në gërmadhat e pallatit të djegur të kulturës

Maliqi, aktorët prova në gërmadhat e pallatit të djegur të kulturës

Në të tilla kushte, duket e pamundur për të vënë në skenë shfaqje nga trupa e Maliqit, po kjo jo për regjisorin Dhimitër Orgocka. Falë pasionit të tij dhe të trupës teatrale që edhe pse amatore, puna për të vënë në jetë shfaqjen e de Myses është drejt fundit. Megjithëse në një pallat kulture të djegur totalisht dhe pa asnjë vend ku të bëjnë provat, aktorët e Maliqit mundohen falë dëshirës të përshtaten në hollin e pallatit.
Për Orgockën pasioni për teatrin është i madh saqë edhe pse në të tilla kushte ai ka bërë gati gjithçka.
Më tej Orgocka bën apel që ky pallat kulture të rikthehet në identitet për më tepër në këtë kohë kur edhe trupa e Maliqit do të kalojë si trupë gjysëm profesioniste.
Prej 14 dhjetorit Maliqi nuk ka më një pallat kulture pas zjarrit të shkaktuar mesnatën e dhjetorit ku asgjë nuk shpëtoi nga flakët duke humbur kështu një pasuri të madhe për këtë qytet.

Sicred