KRYEFAQJA » LAJME » Maliq, “ Pylli i Fazanëve “ pa fazanë

Maliq, “ Pylli i Fazanëve “ pa fazanë

Ky është “Pylli i fazanëve” në fushën e Maliqit. Këtë emër e mban që në vitet ’60-e, kur nga kënetë, dora e njeriut e ktheu në një zonat më të gjelbëruara e të populluar nga shumë lloje të veçanta shpendësh: “Pylli i fazanëve i thoshin se kishte fazanë, kishte sorkadhe , lepuj, çdo gjë. Ndërsa tani fazanë nuk ka që kur hyri demokracia” thotë Naim Hajdini banor i Maliqit. Pas 26 vitesh braktisjeje, edhe në këtë pyll kanë filluar investimet e para, duke bërë që së pari të rikthehen njerëzit, e shumë shpejt dhe miqtë e debuar me përdhunë: “Ne kemi filluar ta shtojmë shpendin e sazanit, besoj se shumë shpejt ai do të jetë brenda këtij territori duke marrë shkas edhe nga projektet që ne po i zbatojmë me BE me donatorë të tjerë apo dhe me qeverinë shqiptare dhe besoj se shumë shpejt ktu do të jetë një ambjent shumë i mirë për qytetarët e Maliqit, të rrethit të Korçes, edhe për turistët e të gjithë ata që vijnë nga rrethet e tjera të Shqipërisë” tha Kryetar i Bashkisë Maliq Gezim Topçiu. “ Pylli i fazanëve” ndodhet 10 km larg qytetit të Korçës dhe vetëm 2 km larg qytetit të Maliqit. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 50 Ha, dhe gëzon statusin e monumentit natyror.