KRYEFAQJA » LAJME » Malile për Luftëtarin e 2017-ës
Malile për Luftëtarin e 2017-ës

Malile për Luftëtarin e 2017-ës

Luftëtari është një nga skuadrat e kategorisë superiore, që në ndeshjet e fundit të zhvilluara në vitin 2017 ka rigjetur veten duke marrë rezultate pozitive. Edhe pse nuk e nisi mirë këtë sezon futbollistik, për skuadrën gjirokastrite shanset për t’u ngjitur në renditje janë të mëdha. Në një rezume të pjesë së parë të kampionatit, rigels malile, zëdhënësi i klubit të Luftëtarit tregon. Pa mohuar punën e dy trajnerëve uruguajanë që ishin në krye të Luftëtarit në fillim të kampionatit, Malile pranon se ardhja e trajnerit të mirënjohur, Hasan Lika e ka ndryshuar skuadrën. Luftëtari ka në përbërje lojtarë tepër cilësorë, si Bregu, Abazaj, Rroca, të cilët janë në qendër të vëmendjes së merkatos së dimrit. E duket se Luftëtarit do t’i duhet të bëjë pa këta lojtarë në pjesën e mbetur të kampionatit, teksa ofertat për ta nga klubet e tjera janë konkrete.

Sicred