KRYEFAQJA » LAJME » Mali i Zi zyrtarisht në NATO
Mali i Zi zyrtarisht në NATO

Mali i Zi zyrtarisht në NATO

Mali i Zi është zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s. Në Departamentin Amerikan të Shtetit u mbajt  ceremonia për pranimin zyrtar të këtij shteti. Në ceremoni, moren pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO. Më 7 qershor, flamuri i Malit të Zi, anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel. “Ngjarja e sotme është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve” vlerësohej në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Sicred