KRYEFAQJA » LAJME » Mali i Zi zgjedh sot presidentin

Mali i Zi zgjedh sot presidentin

Në Mal të Zi po votohet për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Keto zgjedhje cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e vendit. beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç. Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-Kryeministrin Gjukanoviç, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve. Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Rivali i tij Bojanic, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën. Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanovic, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve. Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë. Ata do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime, që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00. Zgjedhjet presidenciale janë të shtatat me radhë prej futjes së pluralizmit në Mal të Zi.

Sicred