KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Malajzi, ish kryeministrit i gjenden 28.6 milionë dollarë
Malajzi, ish kryeministrit i gjenden 28.6 milionë dollarë

Malajzi, ish kryeministrit i gjenden 28.6 milionë dollarë

28.6 milionë dollarë është shuma që policia e Malajzisë gjeti në çantat e sekuestruara gjatë bastisjes së pronave të paluajtshme të ish-kryeministrit të vendit Naxhib Razak. Operacionet kishin lidhje me një hetim të ndërmarrë për Fondin Shtetëror të Zhvillimit, nga i cili janë vjedhur miliarda dollarë. Vetëm zoti Naxhib ishte akuzuar se kishte përvetësuar 700 milionë dollarë, por akuzat ndaj tij ishin rrëzuar nga autoritetet malajziane. Partia e tij politike, e cila humbi zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan këtë muaj, ka argumentuar se paratë e gjetura nga policia ishin fonde të fushatës. Në një deklaratë për medait, kjo parti tha se fondet ishin për t’iu transferuar lidershipit të ri të saj. Hetimet e reja për fondin shtetëror të zhvillimit filluan pas zgjedhjes në krye të vendit të rivalit të Naxhib, Muhamad Mahatir. Gjatë kësaj jave, ish-kryeministri është marrë dy herë në pyetje nga komisioni antikorrupsion.

Sicred