KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makroni: Zotohem të luftoj forcat e përçarjes që minojnë Francën!
Makroni: Zotohem të luftoj forcat e përçarjes që minojnë Francën!

Makroni: Zotohem të luftoj forcat e përçarjes që minojnë Francën!

Në moshën 39-vjeçare, Emmanuel Macron bëhet presidenti më i ri i vendit pas triumfit me 66.06 përqind të votave, kundrejt 33.94 përqind që siguroi rivalja e tij e madhe në raundin e dytë të presidencialeve franceze Marine Le Pen, të mbajtur të dielën.
Macroni do të jetë po kështu i pari kryetar shteti jashtë dy partive të mëdha tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne franceze në vitin 1958. “Në historinë e Francës po hapet në këtë mënyrë një kapitull i ri. Dhe unë dua që ai të jetë një kapitull shprese dhe ripërtëritjeje të besimit. E kam dëgjuar zemërimin, ankthin dhe dyshimin e shprehur nga shumë prej jush, e zotohem të luftoj përgjatë 5 viteve në këtë post, forcat e përçarjes që minojnë Francën”, tha Macroni. Ai premtoi më tej të garantojë unitetin e kombit, e në të njëjtën kohë do të përkrahë dhe mbrojë Europën.
Mijëra mbështetës të politikanit 39-vjeçar u mblodhën përpara muzeut të Luvrit për të festuar triumfin e tij. Turmës iu bashkua më vonë edhe presidenti i ri.
Fitorja e Macronit ka ngjallur reagime në mbarë globin. Zgjedhja e tij në krye të Elizesë është përshëndetur që nga Donald Trumpi, Theresa May, Martin Schulz, Petro Poroshenko, Matteo Renzi, Enrique Pena Nieto, Justin Trudeau e deri te presidenti kinez Xi Jingping dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Sicred